Në një sezon i cili në letër dukej flak, me shumë rivalitet, Egnatia dominoi totalisht duke mos e lëshuar vendin e parë. Ekipi i Tetovës ishte superior ndaj rivalëve kryesorë duke mbyllur sezonin e rregullt në vendin e parë.

Me meritë, Egnatia fut në “xhep” bonusin prej 100 milionë lek nga FSHF, ndërsa tani do të synojnë mbrojtjen e titullit kampion, diçka që nuk ndodh që prej kohës së Skënderbeut të famshëm. Jo vetëm në garë për titull, por janë edhe në finalen e Kupës së Shqipërisë, një shans i artë për të bërë “dopietë” këtë sezon. Me 59 pikë në 36 javë, Egnatia qëndroi në krye, e ndjekur nga Vllaznia.

Kater Ekipet Ne Final Four
Kater Ekipet Ne Final Four

Me 2 pikë më pak, shkodranët arrijnë të mbajnë vendin e dytë fal “X”-sit përballë Laçit, por mbi të gjitha fal humbjes së Dinamos. Egnatia dhe Vllaznia do të jenë në vazon e parë gjatë shortin për “final-four”, do të këtë në favor bonusin e barazimit, pra në sfidën gjysmëfinale, Egnatia dhe Vllaznia luajnë për dy rezultate.

Vazot Ne Final Four
Vazot Ne Final Four

Me 55 pikë, Dinamo e Ilir Dajës e mbyll sezonin e rregullt në vendin e tretë, por në këtë fund kampionati ishin më mendje te Kupa pasi prezencën në “final-four” e kishin siguruar kohë më parë. Ashtu si Egnatia, edhe Dinamo është në garë për dy trofe pasi siguruan edhe finalen e Kupës.

Kompleton katërshen e parë, Partizani. Të kuqtë e shihnin vetën jashtë “final-four” një javë përpara fundit, por në kryeqytet mposhtën Elbasanin duke shpëtuar sezonin. Dinamo dhe Partizani do të jenë në vazon e dytë gjatë shortit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb