“Nëntë vite dashuri nuk janë as pak as shumë, por janë emocione të mëdha”. Është kjo ajo që provon Eros Ramazzoti në lidhje me bashkëshorten Marica Pellegrinelli.
Cifti ka festuar përvjetorin e njohjes duke publikuar dedikime romantike, tufa me trëndafila dhe puthje pasionante.Marica ka publikuar disa foto me puthje dhe përqafime, ndwrsa kwngwtari i njohur italian një seri dedikimesh të ëmbla.
‘Nëntë vite janë pak, por në këtë botë të egër, të sëmurë, për mua janë shumë. Të rrimë ende bashkë si të ishte dita e parë ka një shije që duhet ta jetojnë të gjithë në këtë jetë, është e pabesueshme. Të të kesh ty në krah është gjëja më emocionuese që kam jetuar ndonjëherë, gjithçka kalon në plan të dytë”.
Nuk është hera e parë që Eros i shkruan Pellegrinellit në rrjetet sociale duke i treguar se sa shumë e dashuron.
(da.xha/BalkanWeb)











