Ajo sapo ka mbushur 46 vjeç dhe është më e bukur se asnjëherë. Për Eva Herzigova, një nga top modelet më të dashura në botë, koha duket se ka ndaluar. Në fotot e realizuara për fushatën e Yamamay modelja pozon me të brendshme dhe tregon trupin e saj perfekt dhe të tonifikuar.
Teksa buzëqesh dhe provokon përpara objektivit vetëm me të brendshme, Eva shfaqet sensuale dhe e sigurt në vetvete.
Nuk është e rastësishme që fushata e brandit të të brendshmeve Made in Italy quhet #MyConfidentBeauty dhe i kushtohet femrave që ndjehen mirë me format e tyre. Fotot me të brendshme për Yamamay vijnë pas 24 vitesh në distancë nga prezantimi i saj i parë me të brendshme për Wonderbra.
Sot si atëherë ajo ka një fizik fantastik dhe një buzëqeshje çarmatosëse. E vetmja gjë që ndryshon në të gjithë këtë kohë duket se është vetëm firma e të brendshmeve.
