TIRANE – Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka uruar ditën e parë të këtij viti të ri.
Me një foto të postuar në Facebook, Meta shfaqet i rrethuar nga bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi dhe 3 fëmijët e tij.
Në statusin bashkangjitur fotos, kreu i shtetit uron paqe, dashuri e harmoni për çdo familje shqiptare.
“Në këtë ditë të parë të 2018 uroj më shumë paqe, harmoni, dashuri e begati për çdo familje dhe për vendin tonë,” shkruan Meta.
(e.f/BalkanWeb)
