Shirat e rrëmbyeshëm kanë shkaktuar përmbytje të menjëhershme në disa pjesë të Teksasit qendror, duke vrarë të paktën 59 persona. Ekipet e kërkim-shpëtimit po punojnë ende për të gjetur më shumë se 30 vajza të zhdukura nga Kampi Mystic, një kamp veror privat i krishterë i vendosur përgjatë lumit Guadalupe, ku uji u rrit më shumë se 6 metra në më pak se dy orë.
Qindra njerëz janë shpëtuar ose evakuuar deri më tani, shumë prej tyre me helikopter, thanë autoritetet. Administrata Trump do të respektojë një deklaratë federale për fatkeqësi natyrore të nënshkruar nga Guvernatori i Teksasit Greg Abbott për të ndihmuar në dhënien e ndihmës së drejtpërdrejtë për shtetin.
Më poshtë disa nga fotot e kësaj fatkeqësia natyrore:

Ruby Zhu, djathtas, shikon nënën e saj Zhou Zhu, e cila inspekton dëmet nga përmbytjet e menjëhershme në Kerrville, Teksas

Pamje nga brenda një kasolle në Kampin Mystic, pas përmbytjeve të menjëhershme që goditën Hunt, Teksas

Kampistët përqafohen në një zonë ribashkimi, ndërsa vajzat nga Kampi Waldemar, pranë degëzimit verior të lumit Guadalupe, rilidhen me familjet e tyre të shtunën

Pemë të dëmtuara shtriheshin në bregun e lumit Guadalupe në Center Point, Teksas, të shtunën

Automjete të përmbysura, pemë të thyera dhe mbeturina ndodhen në ujërat e përmbytjeve në Kerrville

Njerëzit ngjiten mbi rrënojat në një urë mbi lumin Guadalupe në Ingram, Teksas, të shtunën

Një person shikon nga përmbytjet në Kerrville

Shtëpi dhe rrugë të përmbytura shihen në San Angelo, Teksas, të premten, më 4 qershor

Një lumë Guadalupe që përmbytet, i parë në Kerrville të Teksasit, lë pas pemë të rrëzuara dhe mbeturina të premten
