SHBA
Këngëtarja e “Sorry”, Demi Lovato është fejuar me muzikantin Jutes pas një viti lidhje. Jutes (emri i vërtetë: Jordan Lutes) i propozoi Lovatos të shtunën në Los Angeles me një diamant të madh në formë dardhe.
Ata u shfaqën më të lumtur se kurrë në fotot e tyre të fejesës, duke vështruar njëri-tjetrin me adhurim ndërsa fotografët bënin fotot e tyre.
Sipas ‘People’, çifti i sapofejuar u drejtua në një nga restorantet e tyre të preferuara në Los Angeles për të festuar me familjet e tyre pas propozimit “personal dhe intim”.
Lovato dhe Jutes janë lidhur në mënyrë romantike që nga gushti 2022, gati dy vjet pasi ylli i “Camp Rock” (i cili përdor përemrat ajo/ata) i dha fund fejesës së saj të parë me aktorin Max Ehrich.
Ata bënë debutimin e tyre në tapetin e kuq si çift në galën e Clive Davis Pre-Grammy në The Beverly Hilton në Beverly Hills, Kaliforni, në shkurt.
