Gara në La Liga ishte një çështje e mbyllur kohë më parë, por Barcelona vendos një tjetër gur të rëndë, kalon një tjetër pengesë të madhe, thyen 1-0 Atletico Madrid duke e bërë titullin një formalitet. Pas javës së 30-të, blaugranat e shohin veten plus 11 pikë në raport me Real Madrid.

Kjo ishte një ndeshje e veçantë për Antoine Griezmann, me ishin e famshëm që bëri gjithçka të linte gjurmë, por fillimisht traversa e më pas portieri Ter Stegen i mohuan kënaqësinë e golin. Kjo sfidë u vendos në minutën e 44-të ku Ferran Torres realizoi golin trepikësh për Barcelonën:

“Zhvilluam një ndeshje të mirë dhe mundëm një skuadër të madhe. Kjo ishte një fitore shumë thelbësore”, u shpreh Xavi në përfundim të ndeshjes. Në Spanjë, mediat janë të bindura në këtë pikë, çështja “titull” nuk ka më histori:

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Ferran mbyll La Liga-n”, shkruan Marca në faqen e parë. “Titulli në horizont”, ishte titulli kryesor i përzgjedhur nga Mundo Deportivo. “Triumf kampionësh”, shkruan Sport.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb