Për herë të parë në kompeticionin e Kupës së Botës për Klube, Presidenti amerikan Donald Trump është i pranishëm në stadium.

Ai ka kaluar shumë kohë me presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, në përgatitjet për këtë turne dhe përpara Kupës së Botës që do të zhvillohet vitin e ardhshëm në Shtetet e Bashkuara.

  • foto galeri
  • foto galeri

I shoqëruar nga Zonja e Parë Melania, Donald Trump është pozicoinuar krah Infantinos për të ndjekur nga afër sfidën mes PSG dhe Chelsea.

Ai ka pritur më herët në Shtëpinë e Bardhë kreun e FIFA-s për të promovuar kompeticionin e ri, ndërsa kishte lajmëruar më herët se do të merrte pjesë në finale.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb