Prodhuesi amerikan “Ford”, ka krijuar modelin më të shpejtë deri më tani, që zyrtarisht arrin shpejtësinë 350 kilometra në orë.

Me këtë GT, kompania i ka mundur rivalët “McLaren 675LT” dhe “Ferrari 458” Speciale. Shpejtësinë maksimale e ka arritur duke u bazuar në motorin 3.5-litra V6 që ka 647 kuajfuqi, si dhe strukturën e lehtë dhe aerodinamike të makinës.

Ky “Ford” që është konsideruar i dobët dhe që nuk do të depërtojë në treg, ua ka treguar të kundërtën skeptikëve.

(m.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: