Mëngjesi i Pashkëve, 21 prilli, nuk ishte një zgjim normal për ish trajnerin e Kombëtares, Christian Panucci. I gjendur në Dubai, së bashku me bashkëshorten e tij për pushime, Panucci është njoftuar se në vilën e tij, në periferi të Romës, i ishte djegur makina, një automjet tip Audi.

Për fat të mirë, zjarrfikësit arritën në kohë duke shuar zjarrin i cili nuk preku pjesë të tjera të banesës, por shkrumbojë totalisht mjetin e tij. Autoritet lokale po punojnë për të zbuluar shkaqet e këtij incidenti, ku dy janë pistat kryesore, zjarrëvënie e qëllimshme, por nuk përjashtohet as mundësi që të ketë rënë një mase.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

I pyetur nga mediat italiane, Panucci nuk preferoi të komentojë pasi fillimisht pret që autoritet të zbardhin plotësisht ngjarjen.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: