BRITANI E MADHE – Një 31-vjeçar ka gjetur jashtë lokalit ku kishte ngreënë darkë një unazë të çmuar prej më shumë se 70 mijë eurosh.
Por ajo që vendosi të bëntë ka habitur të gjithë. Djali, të cilit i zbulohet vetëm emri, Andy vendosi të bëjë gjënë e duhur, të paktën sipas asaj që ka menduar ai.
Ai hapi një fushatë në profilin e tij në Facebook për të gjetur pronaren e unazës, duke parë që një unazë e tillë i përkiste një femre. Apeli në rrjetin social ka pasur një fund të lumtur, me historinë që u mbyll ashtu siç duhej.
Ay u shfaq e zonja e unazës e cila ka dëshmuar se xhevahiri i çmuar i përkiste asaj, duke treguar madje edhe dokumentin e siguracionit.“Gjyshja është shumë e lumtur”, – pohon Andy, i lumtur që ka çuar deri në fund një punë shumë të mirë.
“Dikur edhe unë kam humbur celularin dhe e gjeta përmes rrjeteve sociale. Nëse bën mirë, të kthehet gjithnjë në të njëjtën monedhë”, – ka treguar Andy për Daily Mail.
(er.cu/BalkanWeb)
