Sot, më 28 mars 2025, në sallën “Neço Muko” në Himarë, u zhvillua një aktivitet emocionues dhe frymëzues dedikuar grave dhe historive të tyre të jashtëzakonshme.

Ekspozita “Gjyshet: Trashëgimia e Fuqisë dhe Dashurisë” solli në fokus një fjalëkryq kujtimesh, force dhe dashurie, që treguan kontributin e gjeneratave të mëparshme të grave në trashëgiminë kulturore dhe shpirtërore të komunitetit tonë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Pjesë e veçantë e aktivitetit ishte diskutimi i hapur me gazetaren Anila Hoxha, ku u ndanë zëra të guximshëm dhe histori të pathëna. Ky moment krijoi një hapësirë të vlefshme për reflektim dhe dialog mes brezave, duke fuqizuar më tej lidhjen mes grave të komunitetit.

Gratë shkruajnë historinë – dhe sot e lexuam së bashku.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb