Klajdi Buza është identifikuar si i riu që hapi zjarr drejt një patrulle policie mbrëmjen e sotme në afërsi të Rinasit.
Policia e Tiranës kishte informacion për një person të armatosur në këtë zonë. Pas informacioneve në rrugë operative, efektivët e Tiranës organizuan operacionin për kapjen e tij.
Në momentin që efektivët i janë afruar, i Klajdi Buza ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të policisë duke u rrezikuar jetën, por më pas ai është ndaluar nga forcat e rendit.
Sipas të dhënave të policisë, ai është arrestuar edhe në vitin 2022, pasi lëvizte i armatosur në rrugët e qytetit të Krujës. Në vitin 2015, Klajdi Buza denoncoi vjedhjen e makinës së tij ‘‘BMW X 5’me targa AA 987 BC.
