Duka dhe dukesha e Sussex kanë marrë pjesë në WellChild Awards, në nder të fëmijëve britanikë të sëmurë rëndë dhe kanë folur me Matilda Booth, një vajzë 7 vjeçare e Sowerby Bridge, e cila ka probleme me shtyllën kurrizore dhe lëviz vetëm nëpërmjet një karrigeje me rrota.
Meghan Markle dhe djali i Dianës kanë treguar se janë shumë të ndjeshëm dhe në rastin e parë publik e kanë dhënë provën.
Matilda i ka dhuruar një tufë me lule dukeshës e cila i ka thënë vajzës “të mos humbë kurrë buzëqeshjen e saj të ëmbël”.
(da.xha/BalkanWeb)