GREQI- Një i ri shqiptar ka humbur jetën pas një aksidenti tragjik të ndodhur në Greqi. Sipas mediave helene, aksidenti ka ndodhur në orët e para të së premtes në zonën e Atikës. 23-vjeçari humbi kontrollin e automjetit dhe doli nga rruga duke u përplasur më pas me barrierat, dhe më pas u përmbys.

Të paktën pesë zjarrfikës ndërhynë për të nxjerrë 23-vjeçarin nga automjeti. Më pas u transportua menjëherë në spital, por fatkeqësisht humbi jetën.

Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: