Fitorja me “poker” golash në “El Clasico”, brenda në “Camp Nou”, diçka që nuk ndodhte prej 60 vitesh, përforcon pozitat e Carlo Ancelottit në krye të Real Madrid, të paktën kështu mendon e përditshmja spanjolle AS: “I paprekshëm”, shkruan AS në faqen e parë duke shtuar se disa lëvizje të teknikut italian vërtetuan se është një mjeshtër i vërtetë.

Ancelotti e ka shprehur dëshirën e tij për të vijuar në krye të Realit deri në 2024, kohë kur i përfundon kontrata, por në të njëjtën kohë ideja për të marrë drejtimin e Brazilit e josh jo pak.

Ndryshe nga AS, Don Balon shkruan se drejtuesit e klubit madrilen kanë nisur sondazhet për të kuptuar nëse ekziston mundësia për të siguruar shërbimet e Julian Nagelsmann. Ish trajneri i Bayern Munich shihet si një trajner me perspektivë, i shumëkërkuar nga disa klube evropiane pas largimit të tij nga Bayern.
(BalkanWeb)
