Pasi Xabi Alonso-s, Thiago Motta është një nga trajnerët më të kërkuar në treg. Alonso theu heshtjen duke konfirmuar se do të qëndrojë në krye të Leverkusen edhe sezonin e ardhshëm, ndërsa Motta nuk e ka bërë ende një gjë të tillë, nuk pranon të flas për të ardhmen. Ky fakt shton edhe më shumë zërat në lidhje me të, teksa së fundmi është kthyer në një opsion edhe për dy gjigandë të futbollit Evropian.

La Gazzetta
La Gazzetta

La Gazzetta dello Sport shkruan se tekniku aktual i Bologna-s shihet si një opsion nga drejtuesit e Juventusit në rast se Allegri do të largohet në fund të këtij sezoni. Jo vetëm në Serie A, emri i Motta-s ka kaluar Italinë, pasi për të interesohet edhe Man.United. Gjithnjë sipas të përditshmes italiane, Motta ka përfunduar në radarët e “djajve të kuq” nëse Ten Hag largohet nga “pallati i ëndrrave”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb