Gazetari ukrainas Andrii Tsaplienko ka zbuluar me anë të kanalit të tij në Telegram se forcat ruse po përpiqen të transportojnë karburantin në fushëbetejë në mënyrë që të mos pikasen nga ukrainasit.

Sipas tij trupat e Putinit po përpiqen të lëvizin kamionët e karburantit në mënyrë të fshehtë duke i maskuar si automjete që transportojnë trungje të mëdha pemësh.

Depozitat e karburantit kanë një veshje e cila supozohet të ‘mashtrojë’ trupat ukrainas në mënyrë që Rusia të mund të furnizojë trupat e saj në fushëbetejë me karburant.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: