Zbardhen detaje të reja lidhur me atentatin me armë zjarri që tronditi Shkodrën mëngjesin e sotëm. Viktima e ngjarjes është identifikuar si Armando Pali, një emër i njohur për komunitetin lokal, pasi ishte punonjës i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) në Shkodër dhe më herët, anëtar i Këshillit Bashkiak.

Armando Pali
Armando Pali

Pali humbi jetën si pasojë e breshërisë së kallashnikovit që u qëllua në drejtim të tij dhe të Erogen Vasos, i cili mbeti i plagosur. Ngjarja ndodhi në afërsi të shkollës “Kole Idromeno”, në një zonë të populluar, duke rrezikuar edhe sigurinë e qytetarëve të tjerë në atë moment.

  • foto galeri

Sipas burimeve zyrtare, autori i dyshuar i ngjarjes është arrestuar nga Policia, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të sqaruar plotësisht motivet dhe rrethanat e atentatit. Ende nuk është bërë e ditur nëse vrasja lidhet me detyrën e viktimës apo me çështje të tjera personale apo kriminale.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb