Ilari Blazi ndodhet me pushime së bashku me partnerin e saj të ri Bastian, vajzën e Isabel dhe mikeshën Michelle Hunziker.
Ajo ka zgjedhur shoqen e saj dhe vajzën 6-vjeçare për shkak se të dyja adhurojnë të bëjnë ski, dhe ku më mirë se sa në Zvicër.
Blazi ka vendosur të qëndrojë aty deri në fund të javës dhe më pas do të kthehet në Romë te djemtë e saj Cristian dhe Chanel.
Rikujtojmë që vetëm pak ditë më përpara Ilari u kap mat me sipërmarrësin gjerman në aeroportin e Cyrihu. Duket se marrëdhënia e tyre po merr përmasa të tjera, aq sa të udhëtojnë së bashku me vajzën dhe shoqen e Blazit.

