Inter “hakmerret” shpejt ndaj Bologna-s, i “thyen” në Serie A dhe rikthehen në krye në tabelës, në kuotën e 39-të pikëve, plus 1 nga Milan. “Shpërthen” Martinez, me kapitenin që shënoi një gol dhe dhuroi një asist, por humbi dhe disa raste të pastra për gol.
Në “San Siro”, ekipi i Chivu-t nuk e vendosi ndeshjen për asnjë moment në dyshim, ndërsa goli i avantazhit erdhi në minutën e 39-të ku Zielinski i shërbyer në zonë nga Martinez, me një goditje të fortë tundi rrjetën.
Me fillimin e pjesës së dytë, Martinez gjatë zhvillimeve të një goditje këndi, me kokë dyfishoi shifrat. Kapiteni kishte shansin të realizonte edhe golin e dytë personal, por i vetëm përballë portierit gjuajti keq duke përplasur topin në traversë. Sërish gjatë zhvillimeve të një goditje këndi, në minutën e 74-ët, Thuram ishte me fat teksa topi iu përplas në trup për të përfunduar në rrjetë.
Me Bologna-n të pafuqishme për të reaguar, Inter menaxhoi me kujdes rezultatin, ndërsa në fund goli i Castro-s ishte thjesht për statistika. Suksesi 3-1 ndaj Bologna-s sjell festë në shtëpinë zikaltër, por trajneri Chivu nuk doli në konference për mediat, e kishte të pamundur të fliste pasi nuk kishte zë.
Triumfi i Inter ndaj Bologna-s mori faqet e para të mediave italiane, La Gazzetta dhe Corriere dello Sport: “Garë për tre, Inter argëtohet, Napoli perfekt”, shkruajnë dy për të përditshmet italiane.
