Davide De Gea është një nga portierët më të mirë për momentin por ka mjaftuar një gabim në ndeshjen kundër Portugalisë për Kupën e Botës që në internet të tallen me të.

Shumë hoqën një krahasim me Loris Karius, portierin e Liverpool që bëri dy gafa të pafalshme në finalen e “Champions League”.

Gjithsesi ndryshe nga gjermani i “the reds”, DE Gea nuk u la i vetëm. 27-vjeçarit fillimisht iu dha mbështetja nga Sergio Ramos në fushë, më pas Pique nga konferenca për shtyp.

Së fundmi, duke përdorur rrjetet sociale, shoku spanjoll i De Geas te Manchester United, Juan Mata, i ka bërë një dedikim special. Në “twitter” mëngjarashi i ka shkruar: “Je më i miri dhe pikë De Gea”.

(e.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb