Ish-kreu i Bashkisë së Vaut të Dejes, Zef Hila, aktualisht deputet i Partisë Demokratike, ka shkuar sot në SPAK.
Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për BalkanWeb një foto ku shfaqet Hila, duke dalë nga ambientet e
Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion. Ndërkohë, nuk dihet se për çfarë ka shkuar Hila në SPAK.
(BalkanWeb)
