Ky është resorti luksoz në fshatin Shetaj të Ishmit, për të cilin ish-kryeinspektori i IMT-së në Bashkinë Durrës, Ardian Halili, u arrestua sot nga Policia, nën akuzën për ndërtim të paligjshëm. Sipas hetimeve paraprake, kompleksi është ndërtuar në vitin 2017, kohë kur Halili ushtronte funksionin publik.

  • foto galeri
  • foto galeri

Resorti, i njohur me emrin “Restorant Saint Michelle Camping Hotel”, përfshin ndërtesa banimi, ambiente me pishina, palma dhe struktura të tjera luksoze, të ngritura pa lejen përkatëse të ndërtimit. Fillimisht, Policia raportoi për disa shtëpi pushimi të ndërtuara pa leje, por dyshimet janë se i gjithë kompleksi është ngritur në mënyrë të paligjshme.

377309124
377309124
377309518
377309518

Aktualisht po zhvillohen hetime të thelluara, përmes shqyrtimit të dokumentacionit në Kadastër, për të verifikuar nëse ka patur manipulime apo shkelje të tjera në procesin e regjistrimit dhe ndërtimit.

Sakaq, policia dhe Prokuroria e Durrësit po vijojnë hetimet për të zbardhur të plotë skemën e ndërtimit dhe përgjegjësitë ligjore të përfshira në këtë rast.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb