Kjo që shihet në foto, është 63-vjeçarja me shtetësi amerikane që u gjet e pajetë në banesë sot paradite në Sarandë.


Sipas informacioneve që jep gazetarja e News24, Shpresa Dine, mësohet se viktima është Sharly Lynn Chaddick.
Policia e Sarandës njoftoi se 63-vjeçarja u gjet në banesën ku qëndronte, në lagjen nr. 2, Sarandë, dhe paraprakisht dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
