KUMANOVË- Luan Kadriu dhe Llokman Sadiku, që të dy nga fshati Sllupçan i Likovës, janë dy të rinjtë që ditë e premte hoqën flamurin shtetëror të Maqedonisë ndërsa kanë vënë flamurin shqiptar në sheshin e Kumanovës, shkruan gazeta KOHA.

Dy të rinjtë tashmë janë ndaluar nga policia, ndërsa po hetohen shkaqet që detyruan dy të rinjtë të vendosin flamurin shqiptar në sheshin e Kumanovës. Sipas asaj që shkruan gazeta “Koha.mk”, shokët e Luanit dhe Llokman thonë se qëllimi i vendosjes së flamurit nuk ka qenë provokimi, por “kurioziteti” i dy të rinjve për të parë reagimin e institucioneve lokale. (koha.mk).

Llokman Sadiku

Image

Luan Kadriu

Image

(i.ç/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: