Janë publikuar pamjet e para nga shtëpia më e famshme në Shqipëri ‘Big Brother Albania 9’. Pamjet e para janë publikuar në rrjetet sociale nga faqja e “reality show”-t që pritet në nisë gjatë muajit mars. Deri më tani është mësuar se prezantuese e këtij e edicionin do të jetë Arbana Osmani, ndryshe nga herët e kaluara ku u prezantua nga Ledion Liço.

Organizatorët kanë zbuluar pak nga pamja e shtëpisë ku konkurrentët do të qëndrojnë për 3 muaj. Kujtojmë se edhe një shtetas serb ka shprehur dëshirën për të qenë pjesë e këtij spektakli, ndërsa nuk dihen nëse organizatorët do e pranojnë.

(d.d/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb