Sot skadon afati për regjistrimin në Maratonën e Tiranës, eventi më i madh sportiv në vend. Bashkia e Tiranës ka zbuluar se kush do të jenë pjesëmarrësit në këtë edicion, sicc është dhe fituesja e medaljes së artë në garën e 3000 metrave në Tarragona, Luiza Gega.

Por në këtë garë do të jenë edhe mjaft personazhe të njohura për publikun shqiptar, madje edhe nga kabineti qeveritar i Ramës. Zv. Ministrja e Financës dhe e Ekonomisë Albana Shkurta, por edhe figura të showbizit shqiptar. Mes tyre janë edhe dy prezantueset bukuroshe Nevina Shtylla dhe Xhesika Trola, të cilat do të guxojnë më 7 tetor edhe të vrapojnë mes atletëve

Gara do të mbahet me datë 7 tetor dhe do të ketë 3 kategori; Half Marathon (21, 0975 km), Tirana 10K dhe “We too” kjo një kategori që ka për qëllim të jetë më shumë motivuese se sa kompetitive. Çmimet për fituesit do të jenë të shumta, duke e kthyer garën në një sfidë. Për më tepër shihni fotot e përzgjedhura nga ne të disa pjesëmarrësve.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb