Një Juve me “5 yje”, një skuadër pefekte përballë Cremonese, me tifozët e Zonjës së Vjetër që më në fund shijuan një futboll të bukur ofensivë.
Në Stadium, ekipi i Spallettit ishte i papërmbajtshëm duke gjetur shpejt rrugën e rrjetës që në minutën e 12-të, ku një goditje e Mirettit u përplas te Bremer për të përfunduar në rrjetë. Juve nuk u mjaftuam me kaq, por tre minuta më vonë dyfishuan shifrat. Thuram shpërbeu pastër David brenda në zonë, me kanadezin që nuk fali duke finalizuar me shumë klas. Në fraksionin e parë kishte kohë edhe për një tjetër gol, me Juven që fitoi një 11-metërsh në minutën e 35-të, i konvertuar në gol nga Yildiz. Fantazisti turk ishte dhe me fat pasi topi iu kthye në këmbë.
Juve nuk e uli ritmin as në fraksionin e dytë, ku fillimisht ishte Terracciano ai që devijoi topin në portën e tij duke kompletuar pokerin e Zonjës së Vjetër. Nuk mungoi në apel edhe McKennie, me amerikanin që në minutën e 64-ët sigloi shifrat në 5-0, rezultat që mbeti i pandryshuar deri në fund.
Luciano Spalletti shijon këtë trepikësh që mban Juven në zonën Champions, në vendin e katërt në kuotën e 39 pikëve, po aq sa Napoli dhe Roma. “Vallëzim i Juves”, ishte titulli kryesor i La Gazzetta-s. “Shumë Juve. David, McKennie e Yildiz, shikimi nga titulli, Inter 4 pikë larg”, shkruan Corriere dello Sport. “Juve, pse nuk beson”, është pyetja që shton TuttoSport duke futur ekipin e Spallettit në garën për titull.
