Kapiteni i Napolit, Lorenzo Insigne ka nderuar legjendën e ekipit, Diego Armando Maradona duke e bërë tatuazh në këmbën e majtë.

Insigne sot mban në fanellë numrin 10-të që dikur e mbante Maradona në fanellën e kaltër. Napoli vetë e nderoi legjendën duke i ndërruar emrin stadiumit ”San Paolo” në ”Diego Armando Maradona”.

Maradona ndërroi jetë në nëntor nga një atak kardiak pasi kishte kryer një operacion në tru. Ai vdiq në moshën 60-vjeçare duke tronditur gjithë botën e futbollit për shkak të reputacionit, famës dhe talentit të jashtëzakonshëm që ai kishte në fushën e lojës.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb