SHBA – Kendall Jenner është padyshim një nga fenrat më të kërkuar në industrinë e modës për të qënë në kopertinat e revistave më prestigjioze botërore.

Më e fundit ka qënë Vogue India, e cila ka preferuar bukuroshen amerikane për kopertinë e saj të radhës. 21-vjeçarja ka pozuar në një sërë fotosh në Pallatin e bukur Samode, në Jaipur shkruan Daily Mail.

Vogue India ka 10-vjetorin këtë vjeshtë, dhe Mario Testino ka zgjedhur Kendall për kopertinën e majit. Modelja 21-vjeçare ka realizuar bërë foto perfekte, ku duket mjaft elegante me një fustan të shkurtër tyl dhe transparent.
(er.cu/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb