Khloe Kardashian – më parë ka pranuar se ka përdorur filtra për të rregulluar fotot e saj. Influencuesja mori vlerësime nga ndjekësit e saj teksa ngarkoi në Instagram një seri fotosh ‘të paedituara’ të celulitit të saj.

Në foto, 38-vjeçarja Khloe pozon me bikini të vogla gri. Në foto e shohim duke u dalluar për barkun e sheshtë, ndërkohë që edhe pse shkrepjet janë relativisht larg, celuliti në të pasmet e saj është i dukshëm.

Motra e saj më e vogël, Kendall Jenner, mori detyrën e fotografes. “Kur motra jote i njeh këndet e tua,” shkroi Khloe në mbishkrim dhe etiketoi emrin e Kendall.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në komente, ndjekësit lavdëruan Khloe për postimin e fotove “natyrale”, duke treguar “të metat” e saj .
Një Kardashian me celulit! E dua këtë version më natyral të Coco-s”, ka shkruar dikush në komentin e saj.
“I dua fotot natyrale”, ka komentuar një tjetër.
“Te lumte. Më në fund një foto e vërtetë pa retushim”, ka shkruar një tjetër me emoji duartrokitëse.
“Më pëlqen që këto foto janë…të papërpunuara dhe tregojnë se ajo ka pak teksturë dhe celulit! Është gjithmonë cool kur të famshmit nuk i modifikojnë tepër fotot e tyre”, ka shkruar një tjetër.

Fotot më të fundit me bikini vijnë vetëm një ditë pasi Khloe postoi foto pa të meta të saj e veshur me të njëjtat bikini. Ajo e ka pranuar më herët se është adhuruese e “filtrit, ndriçimit të mirë dhe editimit kur duhet”.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb