Personi që shihni në foto është drejtoresha e Operatorit të Kujdesit Shëndetësor në Shkodër, Suida Kuka, të cilës iu vu eksploziv në mjetin e saj personal tip “Range Rover”.

Ngjarja ndodhi pasditen e sotme, ku policia rrethoi menjëherë zonën, ndërsa forcat xheniere nga Tirana bënë shpërthimin e kontrolluar të lëndës plasëse.

  • foto galeri

Kush është Suida Kuka?

Suida Kuka aktualisht mban postin e Drejtoreshës së Operatorit të Kujdesit Shëndetësor, post të cilin e mori në maj të këtij viti.

Ndërsa më herët Suida Kuka për më shumë se 1 vit ishte drejtore e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor.

NJOFTIMI I POLICISË PER NGJARJEN

“Rreth orës 16:00, jemi njoftuar se në lagjen Vojo Kushi” Shkodër, në anë të rrugës, është konstatuar një pako, brenda së cilës, nuk dihet ende, se çfarë materiali/esh ka.

Shërbimet e Policisë kanë vendosur perimetrin e sigurisë në vendngjarje dhe po verifikojnë rastin. Janë njoftuar forcat xheniere, për të kryer veprimet e mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb