Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi dhe ish- kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj kanë marrë pjesë në ceremoninë e përvjetorit të dytë të vdekjes së Hilmi Haradinajt.

Babai i Ramush Haradinajt vdiq 2 vite më parë dhe ish- kryeministri thotë se prej tij mësoi se vdekja për t’i dhënë jetës liri është vlera më sublime njerëzore.

Po ashtu Haradinaj falënderoi Kryeamdhin për pjesëmarrjen në ceremoninë në Gllogjan si dhe gjithë atyre që përgjatë gjithë jetës së babait të tij e nderuan.

 

 

STATUSI NGA RAMUSH HARADINAJ

Në përvjetorin e dytë të ndarjes nga jeta të babës sonë, Hilmi Haradinajt, me nderim kujtuam rrugëtimin e tij jetësor dhe vlerat, në të cilat ai besoi dhe i mbrojti çdoherë me nder. Baba na mësoi, se vdekja për t’i dhënë jetë lirisë është vlera më sublime njerëzore. Ashtu siç qëndroi i papërkulur për të drejtën e shqiptarëve, na la porosinë t’i mbetemi përjetë besnik lirisë. Mirënjohës Kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi që na u bashkua sot në Gllogjan, si dhe të gjithë atyre që përgjatë gjithë jetës së tij e nderuan nga të gjitha trojet e atdheut. I përjetshëm kujtimi për ty, plak.

RH

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb