Duke filluar nga dita e nesërme, të gjithë qytetarët janë të detyruar të mbajnë maskën kudo jashtë banesës së tyre, pasi në të kundërt ata do të gjobiten.

Gazetarja Klodiana Lala sjell në redaksinë e “BalkanWeb” fletën e gjobës, që nga nesër do të ketë me vete çdo polic për të gjobitur të gjithë qytetarët, që nuk do të respektojnë vendimin për mbajtjen e maskës.

Siç shihet në foto, fleta e gjobës do të plotësohet me të gjitha të dhënat e qytetarit, që do të kapet jashtë shtëpisë pa maskë, ose e ka vendosur atë gabim, dhe jo sipas protokollit.

  • foto galeri

Ndërkohë, “BalkanWeb” ju sjell të plotë edhe udhëzuesin e Ministrisë së Shëndetësisë, që sqaron mënyrën si duhet mbajtur maska, kush duhet ta mbajë atë dhe kush përjashtohet nga detyrimi.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb