Janë zbuluar identitetet e 4 anëtarëve të grupit kriminal që u zbulua sot nga policia e Korçës, ku dy prej tyre Leonard Xhemollari dhe Gentian Muço u arrestuan nga policia ndërsa Rexhildo Berberi dhe Abidin Guraj janë shpallur në kërkim.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Të 4 anëtarët dyshohet se kanë qenë të përfshirë në katër raste të mëparshme të trafikimit të drogës;

1-Ngjarja e datës 08.06.2025, në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, ku u arrestua në flagrancë shtetasi Valmir Balliu, banues në Pogradec, me një sasi prej 6 kg lëndë narkotike të llojit heroinë, në një automjet të përshtatur për trafikim.

2- Ngjarja e datës 27.11.2023, ku në shtetin grek u arrestua në flagrancë shtetasi Lorenco Lika, dhe në Korçë shtetasi Stiliano Pasho, me një sasi prej 26 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa, të cilën e kishin trafikuar.

3-Ngjarja e datës 25.04.2024, në qytetin e Korçës, ku u arrestuan shtetasit Klajdi Shaholli dhe Haxhi Mera, me një sasi prej 12.5 kg Cannabis Sativa, në një automjet të destinuar për trafikim.

4-Ngjarja e datës 23.09.2023, në qytetin e Pogradecit, ku u arrestua në flagrancë shtetasi Klodian Kllomollari, me një sasi prej 52.6 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa, në një automjet të përshtatur për trafikim.

Gjatë kontrolleve u sekuestruan fenelina policie, pajisje GPS, kamera dhe pajisje regjistrimi të fshehta, targa automjetesh, USB, karta memorie, laptopë, dronë, si dhe kontrata shitblerjeje dhe përdorimi të automjeteve të ndryshme. Në banesën e njërit prej të shpallurve në kërkim u gjet edhe një ambient i modifikuar për punime mbi automjete.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb