TIRANE- Personat që shihni në foto janë Altin (Aurel) Hoxhallari dhe Elton Halipaj, dy persona të cilët akuzohen se janë pjesë e grupit kriminal që mori pjesë në vrasjen e Devi Kasmit para pak ditësh në Tiranë.

Siç u bë e ditur nga Policia e Shtetit, Aurel Hoxhallari, person i shpallur në kërkim akuzohet se është organizator i kësaj bande kriminale, ndërkohë që Elton Halipaj akuzohet se siguroi mjetet për vrasjen. Në kuadër të operacionit të koduar ‘Engima’ mbrëmjen e djeshme policia arrestoi 4 persona, ndërkohë që shpalli në kërkim një tjetër.

U arrestuan
Elton Halipaj-Siguroi mjetet për vrasjen
Efitmiu Eftimius-Vrasësi, iu gjetën para, i kishte marrë shpërblim për ekzekutimin
Malvin Dinellari-siguroi infrastrukturën
Elton Hoxhallari-bashkëpunëtor në vrasje

Në kërkim
Altin (Aurel) Hoxhallari-Organizator i vrasjes

Aurel Hoxhallari
Aurel Hoxhallari
Elton Halipaj
Elton Halipaj

(ed.me/BalanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: