TIRANE- Para se të merrte pjesë në seancën e sotme të Kuvndit, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është fotografuar në një nga hotelet më në zë në vend me zëdhënësin për Europën në grupin parlamentar të CSU në Bundestagun gjerman, Florian Hahn.

Mëngjesi duket se ka nisur herët jo vetëm për të, por edhe për deputetët që e shoqërojnë. Në foton e siguruar nga “BalkanWeb” në krah të zonjës Kryemadhi shfaqen ish-ministria e Integrimit Klajda Gjosha e sekretari i marrëdhënieve me jashtë pranë LSI-së, Erjol Braimllari.
monika-kryemadhi
Burimet konfirmojnë për “BalkanWeb” se ata kanë diskutuar në këtë mëngjes pune edhe për negociatat.

Për takimin ka reaguar edhe vetë kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e cila pranon se ka folur për negociatat, jo për politikën, por për shqiptarët.
WhatsApp Image 2018-05-24 at 11.02.43

Kujtojmë që Florian Hahn mbërriti të mërkurën në Tiranë. Ai është takuar me kryetarin e opozitës Lulzim Basha, kryeministrin Edi Rama, ish ministren Majlinda Bregu, e zgjedhur në krye të Këshillit për Bashkëpunimin Rajonal, si dhe me anëtarët e organeve të vettingut.

Vizita e Florian Hahn në Tiranë ishte planifikuar në fillim të këtij muaji, pikërisht ditën kur Saimir Tahiri dorëzoi mandatin e deputetit, por u bë e ditur se deputeti gjerman i shtyu takimet për shkak të anulimit të fluturimit.

Por Hahn nuk është i vetmi zyrtar i huaj që mbërrin në Tiranë këto ditë. Të shtunën, kur opozita do të zhvillojë protestën për largimin e ministrit të brendshëm, Fatmir Xhafaj, vjen Zëvendës/ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Pete Marocco.
(m.a/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: