DURRËS

BalkanWeb siguron fotot e 2 viktimave vëllezër me origjinë nga Puka por me banim në Spitallë të Durrësit që sot u vranë nga një atentat afër Shën Vlashit tek tregu i automjeteve.

Gazetarja Klodiana Haxhiaj raporton se një prej vëllezërve është dhe i diplomuar në Fakultetin Juridik të Durrësit. Tashmë nuk dihet se cili ka qenë shkaku i kësaj vrasje por dyshohet se Besmir dhe Viktor Haxhisë i janë bërë pritë nga njerëz që kanë njohje dhe nuk e prisnin që do të qëlloheshin.

Besmir Haxhia është biznesmen pasi ka një kompani karrotrecësh kurse Viktor Haxhia është diplomuar nëFakultetin Juridik të Durrësit dhe ka licencë avokatie.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb