Ky që shihni në foto, është Çlirim Dogani, bashkëpunëtor në vrasjen e 56-vjeçarit në Fier.
Policia e Fierit ka njoftuar sot se vajza e viktimës ka bashkëpunuar me një 55-vjeçar, Çlirim Dogani nga Roskoveci për të kryer krimin e rëndë.
Grupi hetimor ka dyshime të forta se vajza ka qenë në një lidhje intime me 55-vjecarin, i cili nga ana tjetër ishte i martuar dhe babai I të fëmijëve në moshë madhore.
Më herët Emanilda ka qenë e fejuar dhe tre herë të tjera, por është ndarë pasi babai i saj nuk ka qenë dakord. Dyshimet janë se ajo e vrau babain, pasi e shihte si pengesë për lidhjen e re që kishte me 55-vjeçarin.
Çlirim Dogani ndërkohë mohon të gjitha akuzat dhe pretebdon se ndodhej në fshatin e tij shumë larg bendit të ngjarjes, kur ndodhi krimi.
(BalkanWeb)
