Kur duhen pak minuta të nisë protesta kombëtare e PD, në shesh janë shfaqur disa protestues të cilët kanë veshur uniforma me mesazhet e shkruara kundër Ramës.
“Faleminderit zoti Rama që i riktheve studentët në fantazma”, është një nga mesazhet e protestuesve të PD.
Partia Demokratike do të zhvillojë protestën në një moment kur mazhoranca, sipas opozitës, po bllokon drejtësinë duke refuzuar mbledhjen e Këshillit të Mandateve për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut. Një pushtet që, sipas demokratëve, mbron veten dhe jo ligjin, duke u fshehur pas mandateve parlamentare në vend që të përballet me drejtësinë.
