Teksa pritet që të nisë “Foltorja 2”, qytetarë dhe simpatizantë të opozitës kanë nisur të mbushin bulevardin e madh, pranë kryeministrisë.
Sic shihet nga pamjet, para godinës së kryeministrisë, janë vendosur figura të ish-zyrtarëve të lartë të PS të cilët ndodhen aktualisht në burg, si ish-deputetët Jurgis Çyrbja, Saimir Tahiri, Ilir Beqaj, Erion Veliaj, Vangjush Dako.
Nuk mungojnë as figurat e ish-zv/kryeministres së marrë e pandehur, Belinda Balluku. Në mes të fotove ndodhet Rama i cili ka shprehi çudie në pamjen e tij.
Disa prej qytetarëve, kanë marrë me vete dhe pankarta, ku kërkojnë largimin e Ramës dhe Ballukut.
Në disa të tjera nuk lënë pa ironizuar edhe korrupsionin e zv.kryeministres Balluku. Te një pankartë shkruhej : “Tunel turqve, port arabëve”.













