Kryeministrja Giorgia Meloni priti kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama në Villa Doria Pamphilj, ku po mbahet samiti i parë ndërqeveritar Itali-Shqipëri.

Të dy krerët e qeverive përshëndetën njëri-tjetrin me një përqafim përpara se të inspektonin seksionin e nderit të Grenadierëve të Sardenjës.

Pastaj, të përqafuar, Meloni dhe Rama hynë në Casino del Bel Respiro, ku dita do të hapet me një takim dypalësh midis dy udhëheqësve.

Kjo do të pasohet nga ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes ndërqeveritare dhe seanca plenare dhe dreka e punës ku do të marrin pjesë edhe ministrta italianë.

Ceremonia e shkëmbimit të marrëveshjeve është planifikuar rreth orës 14:00, ku do të marrin pjesë ministrat, drejtuesit e kompanive të përfshira dhe Agjencia e Mbrojtjes Civile. Së fundmi, Meloni dhe Rama do të japin deklarata të përbashkëta për shtypin.

  • foto galeri
  • foto galeri

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb