Kryeministri Edi Rama ka përmbyllur vizitën e tij në Dibër gjatë mbrëmjes së sotme, në një mënyrë të pazakontë.

I shoqëruar nga muzika e vallet në sfond, si dhe reperi Nizy, kryeministri Edi Rama i ka rënë dhe vetë daulles. Rama ka inauguruar edhe rrugën Maqellarë-Peshkopi, segmenti i fundit që përmbyll Rrugën e Arbrit.

“Ja edhe e sapopërfunduara rruga Maqellarë – Peshkopi, e cila e çon Rrugën e Arbrit deri në qendër të qytetit dhe e mbyll me sukses këtë vepër”, shkruan Rama.

Rama22
Rama22

Postimi i kryeministrit Edi Rama:

Dibër – Ja edhe e sapopërfunduara rruga Maqellarë – Peshkopi, e cila e çon Rrugën e Arbrit deri në qendër të qytetit dhe e mbyll me sukses këtë vepër, që pa këtë segment do të na linte në shpinë romuzet e bulevardit të Peshkopisë, i cili meqë ra fjala, po qendiset bukur edhe ai tani që flasim😅

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: