Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka surprizuar gjatë takimit të tij me minatorët në qytetin e Bulqizës.

Ai ka veshur një kokore në mënyrë simbolike, si pjesë e uniformës vitale të punonjësve të nëntokës.

Berisha në fjalën e tij tha se qeverisja e PD do të rregullojë statusin e minatorit.

Berisha Kokore2
Berisha Kokore2
Sali Berisha Me Minatoret 1
Sali Berisha Me Minatoret 1

“Do rregullojmë statusin e minatorit. Do të kujdesemi për shëndetin e minatorit. Do keni edhe kartën e konsumatorit, ku do të blini 20 përqind gjithçka dhe këtë do e përballojë shteti. Kauza juaj është e drejtë dhe kjo kauzë triumfon përfundimisht më datë 11 maj. Shqipëria dhe ne do ua kthejmë borxhin ju”, deklaroi Berisha.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb