Situata vijon të mbetet kritike në zonën ku u përfshi nga flakët fasada e pallatit pranë QSUT. Zjarri u përhap menjëherë duke shkaktuar djegien e menjëhershme ndërsa shtëllunga tymi përfshinë zonën. Si pasojë e agravimit të situatës banorët janë në panik dhe të shqetësuar. ndërsa dëmet në banesa janë të konsiderueshme.
Ndërkohë ekipet zjarrfikëse vazhdojnë ndërhyrjen e tyre për të shuar flakët. Gjithashtu janë shpëtuar edhe dy persona që ishin të bllokuar në pallat.




