Wesley Sneijder preku mbrëmë për herë të fundit topin si një futbollist i kombëtares holandeze në ndeshjen miqësore të fituar 2-1 kundër Perusë.
Fantazizti, i cili e çoi në 134 numrin e paraqitjeve me kombëtaren, ka luajtur më shumë se kushdo me ‘tulipanët’. Arritja më e madhe është finalja e Botërorit në 2010, ndërsa ka shënuar 31 gola dhe ka dhuruar po kaq asiste.
Për një lojtar kaq të veçantë sigurisht që ishte organizuar një ceremoni e veçantë.
Gjatë momentin që Sneijder hyri në fushë nga të dy anët kishte futbollistë që e duartrokisnin. Më pas ata e morën në krahë dhe filluan ta hidhnin në ajër, por ajo që ishte më interesante ndodhi pak çaste më pas.
Ne mesin e fushës organizatorët kishte përgatitur një ambjent relaksues. 34-vjeçari së bashku me gruan dhe fëmijët u ulën në jë divan teksa në televizorin e vendosur përballë filluan të shfaqeshin të gjithë mesazhet e shokëve të skuadrës që Sneijder ka luajtur ndër vite.
?? What a send-off for @sneijder101010.
After playing his last game for @KNVB last night, he was seated on a sofa with his family to watch messages from former team-mates and managers. #WES134 pic.twitter.com/EexsUUOiTG
— Dugout Asia (@DugoutAsia) September 7, 2018
(BalkanWeb)