ITALI– Gjykata e Apelit në Ankona të Italisë ka dënuar me burgim të përjetshëm dy shqiptarët Marjo Mema e Igli Meta të cilët masakruan bashkëkombësin e tyre 17-vjecar Ismail Luli 3 vite më parë. Sipas organit të akuzës, krimi i dy shqiptarëve ishte i qëllimtë, i paparamenduar dhe i kryer në mënyrë makabre.
fc02877025c4ead781604ce3f1d2644f_MGTHUMB-INTERNA
(Viktima)
Vrasja makabre:
Vrasja ndodhi më 19 korrik të 2015-ës si hakmarrje kundër Ismailit, ‘fajtor’ se kishte patur një marrëdhënie të fshehtë me të fejuarën e Iglit, Ambra . Ky i fundit u njoftua nga një mik për tradhtinë dhe që nga ai moment mendoi si të vinte në zbatim hakmarrjen e tij.

17 vjeçari u torturua i lidhur në një kryq në një zonë të izoluar, duke u qëlluar disa herë me thikë në fyt. Dy autorët u munduan të fshehin krimin, duke transportuar e braktisur trupin e viktimës në rrethinat e një qyteze.

Igli tentoi t’ia hedhë fajin bashkëpunëtorit Marjo Mema, duke e akuzuar atë si ekzekutor fizik, por për Prokurorinë ai që theri me thikë Ismaili ishte Igli, me Marjon në ndihmë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb