Një “mbret” largohet nga Madridi. Pas 14 vitesh, Karim Benzema dhe Reali ndahen ndërmjet tyre. “Bomberi” francez mbyll një cikël fantastik me 25 trofe, ku spikasin 5 Champions League ndërsa në fund arriti të fitojë edhe “Topin e Artë”. Benzema u largua si një mbret i vërtetë, shkroi historinë me Realin duke fituar mirënjohjen e klubit dhe të Spanjës: “Lamtumirë dhe faleminderit”, shkruan AS.

As
As

Benzema pritet të nis një aventurë të re në Arabinë Saudite ku do të firmos një kontratë me Al Ittihad deri në 2025, me opsion rinovimi edhe për një tjetër vit. Benzema do të përfitojë 200 milionë euro në sezon, plus bonuse të ndryshme. Largimi i Benzema lë një gropë të madhe në Madrid. Presidenti Perez dhe stafi i tij kanë nisur punën për të gjetur një pasues të francezit.

Star Sport
Star Sport

Në Angli vijojnë të insistojnë, Harry Kane është emri i parë në listën e Perez. Sipas Daily Star, Reali po përgatitet një ofertë prej 100 milionë sterlina për të bindur Tottenham të lë të lirë kapitenin e përfaqësueses angleze.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb