Një 43-vjeçar është arrestuar në Berat pasi u gjet në banesë me automjati dhe 43 fishekë.

Kleandro Korçari posedonte armë dhe municione të paligjshme teksa Policia ishte informuar për të në rrugë operative.

Ai tashmë akuzohet për armëmbajtje pa leje dhe po hetohet nga Prokuroria e Beratit.

NJOFTIMI NGA POLICIA
Berat
Goditet brenda javës, rasti i dytë i armëmbajtjes pa leje në qarkun e Beratit.
Vijojn kontrollet nga Policia për kapjen e personave që posedojnë armë zjarri.
Kapet dhe arrestohet në flagrancë një 37-vjeçar që posedonte armë zjarri.
Sekuestrohet një armë zjarri automatik dhe 43 fishekë luftarakë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, si rezultat i kontrolleve intensive për kapjen e personave që posedojnë armë zjarri apo sende të kundërligjshme, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Kleandro Korçari, 37 vjeç, banues në Uznovë, Berat gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik dhe 43 fishekë.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Berat arrestuan në flagrancë shtetasin Kleandro Korçari, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb